Kullë e re në Tiranë/ “Mbushet gropa e Hajdin Sejdisë”, shpallet projekti fitues

01/10/2022 18:03

5 studio të famshme arkitekturore paraqitën projektet e tyre për ndërtimin e një kulle polifunksionale në qendër të Tiranës, në përshtatje edhe zhvillimin urbanistik dhe zonën përreth qendrës.

Fituesi i konkursit u shpall nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri.

“Duke marrë në konsideratë të gjitha kriteret, propozimi i Sibrës u vlerësua për fuqinë e arkitekturës dhe cilësinë e lartë e rezidencave si arriti të shpërndante njësitë për të përfaqësuar simbolin e maleve përreth.  Propozimi u vlerësua për nivelin e lartë të zhvillimit arkitekturor. U vlerësua për origjinalitet, elegancën dhe fuqinë novatore të koncepteve. Në fund fare, pas një diskutimi shumë të ngushtë, juria pranoi projektin Sibra si fitues të këtij konkursi”- tha Stefano Boeri.

Për kryeministrin Edi Rama, njëherësh edhe anëtar jurie, ky do jetë një xhevahir i radhës në zhvillimin e kryeqytetit

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj u shpreh se benefitet e zhvillimit të kryeqytetit po i ndjejnë të gjithë.

“Tirana Multifuncional Center” do të jetë ndërtesa më e re që do të ngrihet në zemër të Tiranës, pas Pallatit të Kulturës, e do të përmbajë qendra biznesi, hoteleri, argëtim dhe zyra, duke kompletuar kurorën rreth sheshit Skënderbej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA