Diskutimet në Këshillin e PD-së/ Biberaj: Të kemi një datë për protesta! Berisha: Po punohet me intensitet

01/10/2022 12:18

Anëtari i Këshillit të PD-së, Aleksandër Biberaj gjatë mbledhjes kërkoi të diskutohej aksioni politik i partisë.

Biberaj: Aksioni kryesor politik është për të përmbysur Ramën. S’ka zgjedhje të lira me Ramën. Nuk shkohet në zgjedhje me bandën e Edi Ramës. Duhet të kemi një agjendë dhe një datë për protesta. Të gjithë ne po na presin.

Biberaj: Të rrëzohet ky regjim me çdo kusht dhe me çdo mjet. Të përcaktojmë agjendë për protestat, të shfrytëzojmë lidhjet tona për të afruar grupin tjetër.

Berisha pas Biberajt: PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme

“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumë planëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.  Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, tha ai.

FOTO GALERI
2/36

Top Channel