Detaje nga diskutimi me dyer të mbyllura i mbledhjes së Këshillit të PD-së, Berisha:Mbështesim protestën e sindikatës më 5 tetor
01/10/2022 12:36
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit të PD-së ka thënë se mbështet protestën e sindikatës së universiteteve më 5 tetor.
“Data 5 është caktuar nga sindikata e universiteve si ditë proteste. Të gjitha degët do të dërgojnë mundësisht çdo student. Në orën 10 tek Univesiteti Politeknik duhet të jetë angazhim i madh i yni në solidaritet me pedagogët. Mbështetja jonë është e rëndësishme, është protestë e sindikatave. Ne do bëjmë gjithçka që këtë rifillim beteje me sindikatat ta shndërrojmë në histori suksesi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e protestave më 5 tetor”, tha Berisha.
Top Channel