Burgoset 5 vjet gruaja që bëri 10 denoncime të rreme përdhunimi, ndaj burrave që nuk ishin fare në zonën e ‘ngjarjeve’ (fotot)

01/10/2022 21:08

Një grua nga Essex në Britaninë qendrore, ka bërë 10 pretendime të rreme përdhunimesh ndaj dy meshkujve të ndryshëm, duke shkaktuar 60 hetime të plota nga policia, ku rrjedhimisht u zbulua se të akuzuarit nuk ishin fare në afërsi të zonës së krimeve të pretenduara.

35 vjeçarja Cathy Richardson, kishte bërë denoncimet në një periudhë gjashtë-mujore në 2021, dhe tashmë është dënuar me pesë vjet burg, për kohën dhe burimet e shpërdoruara të policisë.

Krerët e policisë së Essex dënonin veprimet e saj duke thënë se ato kishin lënë pasoja të rënda në jetën e dy të akuzuarve, dhe kishin shpenzuar burime të policisë me të cilat mund të ishte luftuar krimi i vërtetë.

Policia shtonte se denoncimet e rreme diskreditonin gjithashtu viktimat e sulmeve të vërteta seksuale.

Teksa oficerët hetonin akuzat e Richardson, ata zbuluan pamje të kamerave të sigurisë, të dhënat celulare dhe informacione nga kamerat e targave në autostrada, që treguan se sulmuesi nuk ishte fare pranë zonës së sulmeve të supozuara, në kohën kur supozohej se kishin ndodhur.

Një prej të akuzuarve iu vendos një mjet gjurmues GPS në kavilje, i cili jepte sinjal te policia nëse hiqej ose shkatërrohej.

Richardson u arrestua më 28 maj me akuza të ndryshimit të kursit të drejtësisë dhe rrjedhimisht pranoi 10 akuza denoncimesh të rreme, teksa u dënua me pesë vjet burgim.

Inspektori i policisë James Holmes, tha për hetimet: “Kur na vjen një denoncim sulmi seksual ne duhet të besojmë denoncuesin”.

“Këto janë zakonisht krime që lënë pasoja të rënda por shpejt u bë e qartë pretendimet e Richardson nuk ishin ato që dukeshin”.

“Pretendimet e saj diskreditojnë viktimat e vërteta të përdhunimit apo sulmeve seksuale që kanë më shumë nevojë për ndihmën tonë”.

FOTO GALERI
2/4
Gjykata tha se denoncimet e rreme diskreditonin gjithashtu viktimat e sulmeve të vërteta seksuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA