Administrator energjetik në institucione, Rama shpjegon planin e kursimit: Target të paktën 15%

01/10/2022 09:39

Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë plan kursimi energjetik në vend duke vendosur një administrator energjetik në institucione.

Gjithashtu institucioneve u është vendosur një plan kursimi i energjisë elektrike me target 15%.

“Administrata duhet t’i paraprijë me forcën e shembullit gjithë këtij dimri kaq kërcënues në aspektin e energjisë. Për këtë arsye ne kemi një plan kursimi, po të vini në kryeministri nuk ndriçohet si më parë, në të gjitha institucionet do vendoset një administrator i energjisë, të gjitha institucioneve u është vendosur target të paktën 15% të energjisë, kjo kërkon angazhim, jam dakord që administrata duhet të paraprijë në këtë proces”, tha Rama.

Kemi shenja që ka filluar të kursehet. Ata i kanë rrogat më të larta, por kanë një mijë e një fatura të tjera. Kosova sot e ka fashën deri në 800 prej kohësh dhe do ta mbajë deri në vijim, ka edhe kufizime nga 6 deri 8 orë sepse ka një problematik shumë më të rëndë se sa ne, me nuk duam të kemi ndërprerje dritash dhe rritje çmimi për konsumatorët familjarë. Kur kemi filluar, ka pasur fashë 300 kw/h për familjet më të varfra, është një llogari e bërë.”

Një prej qytetarëve tha se në shkollat e vendit, nuk fiken dritat kur mbaron mësimi. Rama u shpreh se do të ketë plan edhe atje për vendosjen e një administratori të energjisë.

“Plani për vendosjen e administratorit të energjisë, për të gjitha zyrat dhe drejtorë për të gjitha shkollat që duhet t’i kenë të gjitha dritat e fikura, pas përfundimit të çdo procesi mësimi”, tha Rama.

Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 tetori për familjet që harxhonin mbi 800 kW/h energji, por një ditë më parë, qeveria shqiptare e anuloi planin.

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë kësaj kohe ka pasur shtim të kuotës në Fierzë për shkak të shirave dhe qytetarët kanë kursyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA