Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
“Uroji fat të keq dikujt tjetër”. Ky është reagimi sa ironik aq edhe serioz i mbrojtësit brazilian, Dani Alves, ndaj klubit tëtij meksikan, Pumas, pas një gabimi të rëndë në një njoftim zyrtar. “Kërkojmë falje për keqkuptimin”, ishte ndjesa e menjëhershme e klubit.
Le ta sqarojë më mirë këtë situatë: që në muajin korrik, siç dihet, mbrojtësi brazilian u transferua në Meksikë, te Pumas, pas largimit nga Barcelona.
Për të objektivi është vetëm një: të shkojë në Botërorin e Katarit me Brazilin. Do të ishte hera e tretë në karrierë pjesëmarrja me “Seleçaon” në eventin madhor të futbollit për një nga futbollistët më të suksesshëm në histori.
Botërorin i fundit, atë të Rusisë, Dani Alves e humbi për shkak të këputjes së ligamentit të gjurit. Ato kohë, Alves ishte pjesë e PSG-së. Pikërisht ky fakt e lëndoi më shumë kur lexoi këtë njoftimin e gabuar të Pumasit”: “Dëmtim i ligamentit kolateral të gjurit të djathtë”.
Me pak fjalë, jo saktësisht skenari më i mirë i mundshëm pak muaj para Kupës së Botës në Katar, por, në fakt, dëmtimi nuk kishte ndodhur.
Dani Alves me anë të një postimi në Twitter fillimisht e ka mohuar me ironi, më pas ka shpjeguar arsyet e vërteta të fizike që e bënë të humbasë ndeshjen ndaj Juarez, në transfertë.
“Shoku im, Diogo, më goditi në stërvitje, prandaj nuk udhëtova me ekipin si masë paraprake”.
Klubi i Pumasit ka fshirë menjëherë deklaratën e gabuar dhe i ka kërkuar falje brazilianit, përmes një komunikate të re.
“Lojtari mori një goditje në gju, kështu që do ta bëjë pushim. Janë publikuar informacione të gabuara, ndaj i kërkojmë falje Dani Alvesit për keqkuptimin.”
Me pak fjalë, në moshën 39-vjeçare, Kampionati Botëror i Dani Alves është ende i sigurt: ai po pret një telefonatë nga Tite.
Top Channel