21 viktima është bilanci zyrtar si pasojë e uraganit ian, në Florida , por autoritetet thonë se frika është së shifrat finale do të jenë më shumë se aq.

Ekipet e shpëtimit kanë përfunduar kërkimin e tyre fillestar për të mbijetuarit  që   kanë bërë thirrje për ndihmë dhe tani po kërkojnë ata që rezultojnë të zhdukur, prandaj numri i viktimave ka të ngjarë të rritet.

Ndërkohë, Karolina e Jugut është tashmë në zonën e rrezikut  pasi uragani Ian po  shkon në drejtim të saj.

Ekspertët parashikojnë stuhi e përmbytje pas dëmeve katastrofike që shkaktoi stuhia e fuqishme në Florida, duke bllokuar me mijëra njerëz brenda shtëpive të përmbytura.

Autoritetet kanë dhënë alarmin për të gjithë bregun e Karolinës së Jugut dhe atë të Veriut. Radhë të gjata makinash u panë të enjten tek largoheshin nga Çarlestoni dhe të premten ai u gdhi kryesisht bosh, i goditur nga erëra të fuqishme e reshje shiu.

Shpejtësia mesatare e erërave sot llogaritet në rreth 140 kilometra në orë. Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi për një “stuhi kërcënuese për jetën” përgjatë zonës bregdetare të Karolinës së Jugut dhe të Veriut.

Uragani Ian goditi bregun e Gjirit të Floridës të mërkurën, si një stuhi e fuqishme e kategorisë 4, një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë SHBA-në me një shpejtësi mesatare të erës prej 241 kilometrash në orë. Ai përmbyti shtëpi në të dy brigjet e shtetit dhe la pa energji elektrike 2.6 milionë shtëpi e biznese, që përbëjnë një të katërtën e klientëve në këtë shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA