U detyrua të largohej nga eventi i rëndësishëm, aktorja e njohur Sarah Jessica Parker jep lajmin e trishtë

30/09/2022 22:35

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker, e cila u nderua në ngjarjen e 10-të “Ballet Fall Fashion Gala” në New York para dy ditëve, iu desh të largohej nga eventi në minutën e fundit për shkak të një emergjence familjare.

Një burim i cili ishte i pranishëm në event tregoi për Page Six se pak momente pasi aktorja mbërriti në Teatrin David H. Koch në Lincoln Center, ajo u largua përsëri. Asaj i duhet të tërhiqej nga ngjarja për shkak të një situate të papritur familjare.

Së fundmi aktorja ndau lajmin tronditës se njerku i saj i dashur, Paul Giffin Forste, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Sipas Top Albania Radio shkruan se familja e yllit të “Sex and the City” tha në një deklaratë se:

“Familja jonë është e pikëlluar të njoftojë se pas një sëmundjeje të papritur dhe të shpejtë, Paul Giffin Forste ndërroi jetë dje në moshën 76-vjeçare. Në momentet e tij të fundit ai ishte i rrethuar me dashurinë dhe mirënjohjen e gruas së tij të adhuruar Barbara prej 54 vitesh dhe fëmijëve, përfshirë Sarah Jessica Parker”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA