Tjetër goditje për imazhin e Ronaldos, hiqet nga posterat e Botërorit

30/09/2022 20:07

Viti 2022 konfirmohet si më negativi në karrierën e Cristiano Ronaldos, me yllin portugez që së fundi ka marrë një tjetër goditje në aspektin e imazhit.

Kështu CR7 nuk është përzgjedhur në listën e 32 yjeve që do të jenë imazhi i kampionatit botëror Katar 2022.

Bëhet fjalë për 32 futbollistët më të rëndësishëm të çdo përfaqësueseje që garon në Katar 2022, posterat e të civilëve do të jenë edhe imazhi i kompeticionit, teksa Portugalia do të përfaqësohet nga njëri mes Diogo Jotës dhe Bruno Fernandesit.

Ndonëse Ronaldo është kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Portugalisë, nuk do të jetë ai përfaqësuesi i luzitanëve, ndërsa ESPN ka zbuluar se Kanadaja do të përfaqësohet nga Alphonso Davies, Kroacia nga Luka Modric, Anglia nga Harry Kane, Uruguai nga Luis Suarez, Senegali nga Sadio Mane dhe Katari nga kapiteni Hassan Al Haydos./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA