27/11 18:30
Mathijs De Ligt u largua nga Juventus këtë verë teksa preferoi që karrierën ta zhvilloi te Bayern Munich.
Madje, së fundmi, ka reaguar edhe Alessandro Nesta një nga më të mëdhenjtë e mbrojtjes, i cili sipas Super Sport thekson se De Ligt nuk duhet të flasë keq për ish-klubin e tij.
“Deklaratat e De Ligt? Unë nuk do të isha marrë me fjalë, Juventusi pagoi 70 milionë euro për ta transferuar nga Ajax. E kërkuan me çdo kusht dhe e vlerësuan në maksimum, për të mos thënë pastaj që De Ligt në pjesën më të madhe të kohës ishte i dëmtuar apo me probleme fizike. Në fund kërkon të largohesh te Bayern Munich. Mirë, në rregull, por të paktën mos fol”, u shpreh Nesta.
Top Channel