Makina Aston Martin DB5 i përdorur në xhirimet e filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die” është shitur në një ankand bamirësie për 3.4 milionë euro.
Kjo shumë lekësh do të shkojë në ndihmë të veteranëve të forcave speciale britanike dhe agjencive të inteligjencës.
Rikujtojmë se së fundmi ora “Omega Seamaster” e përdorur nga James Bond, Daniel Craig në “No Time to Die” u shit për 250 mijë euro. Ndër të tjera, një fustan i veshur nga Ana De Armas u shit për 40 mijë euro dhe xhaketa dimërore e Remi Malek u shit për 112 mijë euro.
Rikujtojmë, se filmi i fundit i Daniel Craig si James Bond arriti një rekord shumë të madh shikueshmërie edhe për faktin se aktori i njohur që luajti disa role si agjenti 007 në vite do të largohej dhe nuk do të ishte më pjesë e filmave të agjentit. Pas këtij vendimi, të panumërt kanë qenë emrat e aktorëve që kanë qarkulluar se do të jenë ‘trashëgimtarët’ e rolit të njohur dhe mjaft të rëndësishëm./ Top Albania Radio
Top Channel