Foto ilustruese

Dy persona janë plagosur me thikë dhe me sende të forta nga një 17-vjeçar mesditën e sotme në Kavajë.

Mësohet se F.S., 17 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 16-vjeçarin M.SH., dhe ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç.

Dy të lënduarit, gjendja e të cilëve ende nuk dihet, ndodhen tashmë në spita; ku po  marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA