Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Vladimir Putin pritet t’i drejtohet sot kombit për një fjalim madhor, përmes të cilit, siç është njoftuar, do të shpallë dhe aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku u zhvilluan referendum 5 ditore, të cilat janë përshkruar si një ‘farsë” nga perëndimi.
Fjalimin e fundit të madh, kreu i shtetit rus e mbajti në orët e para të 24 shkurtit, kur ai njoftoi se po urdhëronte dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën, në atë që është bërë lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore – e që tashmë po kthehet në testin më të madh për Putinin në 23 vjetët e tij në pushtet. Fjalimi sotëm vjen në një nga momentet më kritike në katër mandatet e tij si president.
Fjalën e tij voluminoze, Putini pritet ta mbajë në një ceremoni në Pallatin presidencial në Kremlin, ku të pranishëm do të jenë edhe liderët e instaluar nga Moska të katër rajoneve që Rusia kërkon ti zyrtarizojë si pjesë të saj: Donjecku, Luhansku, Zaporizhia dhe Khersoni.
Ky event vjen gjithashtu nëntë ditë pas fjalimit të tij të regjistruar paraprakisht, përmes të cilit njoftoi mobilizimin e pjesshëm ushtarak, që ka nxitur një valë të madhe protestash në vend, si një ;argim masiv të të rinjve rusë. Shtetet e Bashkuara e bënë të qartë se nuk do ta njohin kurrëkëtë aneksim. Anthony Blinken në Uashington tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.
“Referendumet e rreme të Kremlinit janë një përpjekje e kotë për të maskuar atë që përbën një përpjekje të mëtejshme për grabitje toke në Ukrainë. Për të qenë të qartë: rezultatet u orkestruan në Moskë dhe nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës”- u shpreh Blinken.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjithashtu vlerësoi nëse Rusia vë në jetë planet e saj për aneksim kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon.
Top Channel