Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë/ Ministria e jashtme: Shqipëria nuk do të njohë referendumet e rreme të Rusisë
30/09/2022 14:37
Tirana zyrtare deklaron se nuk do të njohë referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë.
Deklarata vjen nga Ministria e Jashtme, menjeherë pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin, ku njoftoi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, përkatësisht, Luhansk, Kherson, Donjetsk dhe Zaporizhzhia.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.
Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.”- është reagimi i ministrisë së jashtme.
Top Channel