Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë/ Ministri i Mbrojtjes: Veprim i paligjshëm

30/09/2022 17:11

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e ka cilësuar të paligjshëm veprimin e Rusisë duke aneksuar katër rajonet e Ukrainës.

Ai thekson se ky veprim shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.

“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial”, shkruan Peleshi.

Kujtojmë se Rusia shpalli sot katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse. Aneksimi i Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhias u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një ceremonie.

Ky veprim u quajt i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtat themelore nga liderët botërore, ndërsa SHBA-ja ndërmori sanksione të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA