Nëna e re thotë se ka stërvitur bijën 5-muajshe që ‘ta njoftojë’ për të kryer ‘nevojat personale’ (fotot)

30/09/2022 19:38

Një nënë e re thotë në rrjet se ka stërvitur bijën e saj të bënte vetë ‘nevojat personale’ që kur ishte tre-muajshe, dhe megjithse publikimet e saj janë quajtur “abuzive” ndaj fëmijës prej shumë përdoruesve, ajo thotë se kjo ka ndihmuar për një jetë më të mirë për vete, për të bijën dhe ndoshta shikues të tjere.

26 vjeçarja Alexis Abdelaziz, nga Kalifornia në SHBA, thotë se ka stërvitur  të voglën e saj Aya, që është tashmë pesë-muajshe, për të njoftuar nevojën personale.

Alexis thotë se kishte parë dhe prindër te tjerë që stërvisnin bebet për ta bërë këtë dhe mendoi se mund të ndihmonte.

Shumica e fëmijëve stërviten për në tualet mes moshës 18 e 24 muaj, por në disa raste mund të zgjasë deri në moshën 3-vjecare, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Sipas rrjetit mjekësor Mayo Clinic, nëse prindërit nuk nisin të stërvisin herët bebet e tyre për të kryer nevojën, kjo mund të bëjë që arritja e aftësimit të zgjasë shumë më tepër.

Alexis thotë se ka përdorur teknikën e eliminimi të komunikimit, duke iu referuar gjuhës së shenjave që mund të përdorin fëmijët për të treguar se duhet ‘të shkojnë në banjë’.

Ajo thotë se e ka stërvitur vazhdimisht të voglën e saj dhe tani përdor një gjuhë shenjash për bebe, që tregon kur ajo kërkon të shkojë në tualet.

Alexis, e cila punon si asistente terapiste, tha në një shkrim për rrjetin Newsweek: “Kisha parë prindër që stërvisnin bebet e tyre dhe dëshiroja ta bëja edhe unë”.

Ajo shton se nisi të testonte teknikat duke vendosur Aya mbi një kovë ose ‘uturak’.

Rrjedhimisht bebeja nisi të urinonte kur vendosej aty, dhe Alexis thotë se e kuptoi se duhet të vazhdonte stërvitjen.

Eliminimi i komunikimit përfshin gjetjen e një ideje për fëmijën, si për shembull një kartë me një simbol ose një zhurmë e caktuar.

Prindi më pas vendos beben në tualet dhe bebeja e përdor atë.

Alexis tha se besonte se do të ishte e vështirë por u çlirua kur Aya përdori tualetin për herë të parë.

Ajo thotë se e kryen testin katër herë në ditë: Në mëngjes kur zgjohen, pasi e ushqen, para se të dalin nga shtëpia dhe para se të bien për gjumë.

Për të kuptuar sinjalet e Aya, Alexis e ka mësuar të bëjë shenja si të tundë dorën kur dëshiron të përdorë tualetin.

Komentues e doktorë në rrjet e kanë quajtur teknikën “abuzive” duke thënë se nxit beben të rritet para kohe dhe para se të arrijë të thotë fjalë apo sinjale zërash.

Nëna e re ka disa mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe thotë se komunikimi nuk është i nevojshëm për të kursyer para në bebelina, apo për të stërvitur beben të “jetë përpara të tjerëve” në këtë aspekt.

FOTO GALERI
1/7
26 vjeçarja Alexis Abdelaziz, nga Kalifornia në SHBA, thotë se ka stërvitur të voglën e saj Aya, që është tashmë pesë-muajshe, për të njoftuar nevojën personale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA