26/12 22:29
Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Karl III, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabet II.
BBC News publikoi foton e parë e një monedhe 50 pence dhe një tjetër prej 5 £ që përfshin një imazh të Mbretit nga skulptori britanik Martin Jennings.
Monedhat ndjekin traditën shekullore me monarkun tani përballë majtas – në mënyrë të kundërt me paraardhësin e tij.
Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, ai nuk mban kurorë.
Mbreti Charles raportohet se e miratoi personalisht figurën dhe u tha se ishte i kënaqur me ngjashmërinë mes tij dhe portretit.
Monedha 50pence do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm, përpara fundit të vitit.
Top Channel