26/11 16:12
Vjen edhe goli i tretë në sfidën Bayern Munchen-Bayer Leverkusen.
Kampionët e Gjermanisë realizuan edhe golin e tretë në minutën e 39′ me anë të Sadio Mane, i cili rikthehet të shënojë pas pesë javësh.
Ylli senegalez mori një asist nga Jamal Musiala, i cili regjistroi asistin e dytë në këtë ndeshje, dhe dërgoi topin në rrjetën e ekipit udhëtues.
3-0 për Bayern Munchen dhe çlirim për Julian Nagelsmann, i cili ka marrë kritika nga tifozët pas nisjes jo të mirë të sezonit në Bundesliga.
Dy golat e parë të takimit u shënuan nga Leroy Sane (3′) dhe Jamal Musiala (17′), me 19-vjeçarin protagonist absolut në 3 golat e skuadrës bavareze./ Super Sport
Top Channel