Balla takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski: Duhet rritur bashkëveprimi në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë

30/09/2022 15:13

Gjatë qëndrimit në Shkup, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit me presidentin Pendarovski Balla u shpreh se dy vendet duhet të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin sa i përket ndërhyrjeve ruse.

“Duhet bashkëveprojnë në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, mediave, duke paguar histori, ads në facebook dhe duke shpërndarë lajme të rreme ose keqinformim në rrjetet sociale.

Nëse në Ukrahinë, Rusia sulmoi demokracinë me rraketa, tanke dhe ushtri, në shumë vende në Europë që nga viti 2014, po ashtu edhe në SHBA, Rusia është përpjekur të minojë demokracitë me financime dhe ndërhyrje të paligjshme”, deklaroi Balla gjatë takimit me presidentin Pendarovski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA