Uragani Ian shënon viktimën e parë, 74-vjeçari mbytet në pishinën e tij

29/09/2022 20:02

Autoritet në Florida konfirmuan viktimën e parë të uraganit Ian, një 74-vjeçar u gjet i pajetë nga ekipet emergjncës. Burri thanë autoritetet duket se u mbyt teksa po përpiqej të boshatiste pishinën në shtëpinë  e tij gjatë stuhisë.

Uragani Ian, i cili arriti kulmin në një stuhi të kategorisë katër, ka sjellë përmbytje të rënda, erëra të forta dhe stuhi në Florida.

Ai arriti arriti në tokë të mërkurën pranë qytetit Fort Myers dhe të premten pritet sërish të mbërrijë në tokë për herë të  dytë tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së, duke lëshuar një paralajmërim për të gjithë bregdetin e Karolinës së Jugut.

Më shumë se dy milionë e gjysmë shtëpi dhe biznese në Florida nuk kanë energji elektrike dhe qytetet tashmë kanë mbetur të zhytura nën ujë.

Ekipet e emergjencës  po kërkojnë intensisvisht nëpër pemë të rrëzuara , shtëpi  dhe rrënoja të tjera për të arritur tek njerëzit që kërkojnë ndihmë , ndërsa mendohet se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Presidenti Joe Biden ka thënë se kjo është një “katastrofë e madhe” dhe ka miratuar fondet e menjëhershme për fatkeqësitë

Ian është stuhia e pestë në historinë amerikanë që lëshohet me një egërsi në këto përmasa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA