Aleatët historik të demokratëve janë në kërkim të një marrëveshje parazgjedhore për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.
Formula që propozojnë të vegjlit nuk zhbën primaret e Berishës dhe nuk përjashton asnjë grupim apo subjekt politik brenda opozitës.
“Mendoj që rruga që ka ndjekur partia demokratike për të përcaktuar me primare kush do jetë kandidat i PD-së është i vlefshëm pasi është proces brenda partisë demokratike. Këtu flasim për një proces që të bashkojë të gjithë opozitën, prandaj ideja e primareve të hapura ku qytetarët të votojnë kush është kandidati më i mirë është mendoj gjëja më e mirë.”- tha Mediu.
“Ose një formë tjetër që për mua është shumë e thjeshtë, me sondazhe, me një kompani ndërkombëtare, hidhen 6 vetë në garë për Durrësin nga i cili fiton më i miri. Natyrisht që shumica e kandidatëve mund të jetë nga PD.”– tha Duka.
“Me të gjithë palët, po të ishte për Berishën dhe Metën aty janë dhe le ta bëjnë si të kenë qejf. Nëse do i hyjmë aventurave për të dalë dy apo tre kandidatë do ja bëjmë Edi Rames”- tha Shehi.
Në kërkim të një marrëveshje parazgjedhore është edhe Ilir Meta që i dërgoi mesazh Berishës te harroje primaret pasi opozita nuk ka luks te humbe kohe. Ata që nuk kanë nisur ende llogaritë elektorale duket se janë demokratët e grupimit Alibeaj.
“Ligji për amnistinë fiskale kërkon 84 vota unë besoj se këtu duhet të tregoje opozita që është e bashkuar me një shenjë dhe sinjal në mbrojtje të ekonomisë dhe mbrojtjes biznesit dhe integrimit. Formula e alëateve nuk ka mbërritur ende në dyert e selisë blu dhe as partisë së lirisë. Por, aleatet për hir të bashkimit për zgjedhje janë gati të tejkalojnë edhe non-gratan e Berishës.”– tha Tabaku.
“Shqipëria ka një problem, kemi një qeverisje kryeministrore që ka kontrollin e një njeriu të vetëm si në pushtet lokal apo qendror. Këtu po tejkalohet kush është Mediu, Meta, Dashamir Shehu apo Ilir Meta. Këtu po tentohet t’i ofrohet qytetarëve të Shkodrës të Vlorës, Konispolit etj, mundësia që ata të zgjedhin kush është kandidati.”- tha Mediu.
“Unë bashkëpunoj me çdo njeri i cili më mundëson të sjellë jetën politike në normalitet”- tha Duka
“Ky është halli që kemi në pastaj shtetet e mëdha hallet e veta i zgjidhin vetë s’kemi fuqi t’ja zgjidhim ne.”- tha Shehu.
Konflikti i brendshëm brenda partisë demokratike i mbajti aleatët jashtë garës të 6 marsit, i njëjti konflikt rrezikon përsëritjen e skenarit.
Top Channel