19/12 07:05
Uragani Ian ka shkaktuar dëme të mëdha në Florida, ndërsa ende përbën një kërcënim të madh për zonën.
Misionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis gjatë konferencës tha se shkatërrimet e uraganit janë aq të mëdha saqë probabiliteti për të ndodhur është një herë në 500 vjet.
Më shumë se 2.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Zyra e guvernatorit ende nuk ka konfirmuar raportet e mediave për dy viktima apo një raport policie që sugjeron se mund të ketë pasur qindra viktima në kontenë Lee.
Një fond shtetëror prej 1.6 milionë dollarë për fatkeqësitë është në dispozicion për zonën e përmbytur.
Top Channel