Dëmtimi është aq i madh ne tubacionet e Nord Stream 1 dhe 2, sa Gjermania druhet se dy linjat e prekura nga shpërthime të dyshimta në Detin Baltik, mund të mos funksionojnë më kurrë.
Rreth gjysma e gazit ka shkuar dëm deri tani e deri në fund të javës, mund të mos mbetet më asgjë. Pretendimet kryesore janë për sulme te shkaktuar ndoshta nga e një nëndetëseje, një droni detar apo sasi të mëdha tritoli.
Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja janë të bindura se përgjegjësia për këtë situatë, rëndon mbi Rusinë. “ Këto shpërthime të dukshme pranë Nord Stream, thjesht theksojnë përsëri se kemi kaluar nga një situatë stabiliteti relativ në luftën në Ukrainë në një periudhë rreziku të lartë përshkallëzimi”, thanë zyrtarë amerikanë.
“Dëmtimi konspirativ i tubacioneve në një thellësi prej 80 metrash në Detin Baltik kërkon aftësi të sofistikuara teknike dhe organizative, të cilat tregojnë qartë se pas këtij episodi qëndron një aktor shtetëror,” tha për der Welt Gerhard Schindler, ish-president i Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane.
“Vetëm Rusia mund të merret në konsideratë për këtë gjë, sidomos duke qenë është ajo që përfiton më shumë nga një akt i tillë sabotimi”, shtoi Schindler. Kremlini i cilëson qesharake dhe absurd, të tilla pretendime, e madje ka hapur një hetim për “terrorizmin ndërkombëtar” dhe ka kërkuar dhe kërkoi mbledhjen e Këshillin e Sigurimit të OKB-së për këtë incident.
Norvergjia ka vendosur të mos presë sa të sqarohet situata, por do të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur strukturat e saj të naftës dhe gazit. Ajo është aktualisht furnizuesja më e madhe e Europës më gaz, dhe shumica e fushave të saj naftë dhe gazmbajtëse lidhen me rrjete tubacionesh të cilat shtrihen në pothuajse 9,000 km.
Top Channel