Rrjedhja e gazit nga prishja e Nord Stream1 mund të përfundojë të hënën

29/09/2022 16:39

Rrjedhja e gazit nga gazsjellësi Nord Stream 1, mund të përfundojë ditën e hëne, sipas operator të tubacionit megjithatë nuk ka ende një parashikim për të ardhmen e këtij tubacioni derisa të vlerësohen dëmet që i janë shkaktuar.

Kompania ka bërë me dije se një vlerësim i tillë do të bëhet vetëm në momentin që ekspertët do të arrijnë në vendngjarje.

Ekspertët kanë thënë se kryerja e një vlerësimi se si është shkaktuar dëmi është shumë sfiduese ndërkohë që gazi vazhdon të rrjedhë nga këputja.

Të tjerë kanë thënë, megjithatë, se duhet të jetë e mundur të dërgohet një mjet i drejtuar nga distanca për të ekzaminuar skenën – diçka që është brenda kapacitetit të marinës perëndimore.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Vlerësimi i dëmeve mund të bëhet në vend, sapo të arrijmë t’i afrohemi zonës. Për momentin është një zonë e kufizuar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA