Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.
E së fundmi, PM ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij në rrjete sociale ku një pjesë shumë e madhe e ndjekësve i kanë drejtuar pyetje për sa i përket raportit të tij me blogeren. Fillimisht, ndjekësit e pyetën se si u ndje Sara nga shakaja që ai i bëri me ‘propozimin’ e rremë, veprim që u komentua shumë në rrjet si një shaka e tepruar.
“Përderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do të bëj dhe përderisa e ka postuar vetë “nuk ka vend për nervozizëm” as nuk do të ketë kurrë edhe kur t’i propozoj nuk besoj që do e hedh video-n me plot foto të tjera bashkë, por do e hedhim si video të veçantë kështu që jam shumë i lumtur që kam një person që i kupton shakatë, sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë nuk do e bëj diku ku t’i marrë vëmendjen të tjerëve, aq më pak në dasmë të shokut tim të ngushtë. Përderisa njeriu mendon që i gjen gabime dhe Zotit nuk ndikohem nga këto gjëra e aq më pak kur e di unë dhe personat e afërt a ishte ofendim ndaj Sarës apo jo, kështu që fare”.