
24/02 23:02
Presidenti Joe Biden foli këtë mëngjes me Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis dhe premtoi për ndihmë të mëtejshme ndaj shkatërrimeve nga fatkeqësitë natyrore.
Biden deklaroi se po dërgonte administratoren e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema), Deanne Criswell për të kontrolluar se ku nevojitet mbështetje shtesë.
Sipas BBC pritet që ajo të mbërrijë atje ditën e nesërme për të ndihmuar amerikanët në përballimin e nevojave pas fatkeqësisë.
Mijëra personel të menaxhimit të emergjencave janë tashmë në terren në Florida dhe Criswell, duke ndihmuar mijëra njerëz kryesisht në zonat e mbuluara nga uji.
Top Channel