Familja e Avicii-t ka shitur 75% të të drejtave për regjistrimet e tij muzikore kompanisë suedeze të argëtimit Pophouse.
Marrëveshja do t’i lejojë prindërit të përqendrohen në fondacionin që ata krijuan pas ndarjes së tij nga jeta në 2018. Ata ruajnë 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze. ‘Pophouse’ u krijua nga ylli i Abba, Björn Ulvaeus në 2014.
Avicii lindi në vitin 1989 dhe prodhoi muzikë për Madonna dhe Coldplay duke u bërë një nga DJ-të më të paguar në botë. Prindërit Klas Bergling dhe Anki Lidén kanë mbikëqyrur pasurinë e tij, kanë organizuar një koncert dhe gjithashtu kanë hapur një muze nderimi në Stokholm në fillim të këtij viti. Në një deklaratë, i ati i të ndjerit Bergling shpjegoi se shitja e shumicës së aksioneve do të ndihmonte për të siguruar trashëgiminë e tij.
“Përmes kësaj marrëveshjeje, ne po sigurojmë financat afatgjata të Fondacionit ‘Tim Bergling’. Kjo na krijon mundësinë për të vepruar me vendosmëri mbi angazhimet e fondacionit për të mbështetur çështje të rëndësishme si shëndeti mendor dhe mirëqenia e të rinjve”.
Ai shpjegoi se marrëveshja do ta sillte muzikën e Avicii-t në audiencën më të gjerë të mundshme dhe të kujdeset për bazën e fansave të tij ndërkombëtarë. Marrëveshja e Avicii vjen gjashtë muaj pasi ‘Pophouse’ bleu regjistrimet kryesore të ‘Suedez House Mafia’. Asnjë shifër nuk është bërë e ditur për blerjen.
Rikujtojmë se Avicii, emri i të cilit ishte Tim Bergling, ndërroi jetë në Muscat, Oman, kur ishte 28 vjeç. Ai përdori një shishe qelqi për të kryer vetëvrasje. Autori zhvilloi biseda me prindërit e tij, Anki dhe Klas Bergling, si dhe me familjen, miqtë dhe kolegët për jetën dhe karrierën e tij. Regjistrimet janë nga rehabilitimi i tij dhe qëndrimet në spital për abuzim me drogën dhe alkoolin.
Top Channel