Mbretëresha Rania e cilësuar si më e bukura në botë me vajzën e saj ka marrë pjesë në një ngjarje humanitare në Nju-Jork.

Rania me Mbretin Abdullah II i ka katër fëmijë, princin Hussein, princeshën Iman, princeshën Salma dhe princin Hashem.

Mbretëresha dhe princesha kanë marrë të gjithë vëmendjen me fustanet e gjata elegante.

Iman kishte veshur fustan të zi, ndërsa Rania dukej e mrekullueshme me fustanin ngjyrë të verdhë.

Iman rrallë shfaqet në ngjarje publike, merret me atletikë dhe është e fejuar.

Mbretëresha Rania e Jordanisë ka lindur më 31 dhjetor 1970 në Kuvajt në një familje palestineze. Babai i saj, Faisal Sediki Al Jasin, ishte pediatër dhe nëna e saj, Ilham Jasin, një shtëpiake.

Ajo u takua me princin e atëhershëm jordanez Abdullah në një darkë në vitin 1993 dhe u fejuan dy muaj pas takimit.

Ata u martuan në qershor të vitit 1993 dhe Rania foli për dashurinë e saj me Abdullahun në një nga intervistat e rralla.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA