Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II i ka hequr titujt mbretërorë katër nga tetë nipërit e saj, që ata të jetojnë një jetë më normale.
Fëmijët e djalit të dytë, Princit Joachim, nuk do të quhen më princ apo princesha, duke nisur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Princi Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20, Henrik, 13, dhe Princesha Athena, 10 vjeç, në vend të kësaj mund të përdorin vetëm titujt e tyre si konte dhe konteshë të Monpezat.
82-vjeçarja Mbretëresha Margrethe zbuloi vendimin e saj në një deklaratë të lëshuar nga familja mbretërore daneze.
Princi Joachim, 53 vjeç, aktualisht është i gjashti në radhën e fronit danez, me fëmijët e tij që pasojnë nga i shtati në të dhjetin.
E kundërta do të ndodhë me fëmijët e Princit të Kurorës Frederik, i cili është trashëgimtari i fronit.
Sipas Sky News thuhet se Princi Joachim, gruaja e Princeshës Mari dhe ish-gruaja, kontesha Alexandra (nëna e princave Nikolai dhe Felix) janë të shokuar nga vendimi.
Mbretëresha Margrethe, e cila u kurorëzua në vitin 1972, u bë monarkja më jetëgjatë në Evropë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II më 8 shtator.
Top Channel