Giorgia Meloni mohon akuzat e ‘lojës së pjeprave’ pas dyshimeve mbi kredencialet (fotot)

29/09/2022 17:01

Liderja e djathtë italiane kishte postuar një video disi të seksualizuar elektorale në ditën e zgjedhjeve, ndërsa thotë se do të punojë për reduktimin e abortit dhe kuotave LGBT.

Ditën e zgjedhjeve Giorgia Meloni duket se kishte gjetur një mënyrë origjinale për të shkelur rregullat e heshtjes elektorale teksa postonte një video  në rrjetet duke mbajtur dy pjepra par gjoksit të saj, ndersa duke i shkelur syrin kameras, thoshte: “25 shtator [dita e votimit], ju thashë gjithçka”.

‘Meloni’ në italisht do të thotë “pjepra” siç është dhe mbiemri i kryetares, por në mënyrë vulgare fjala mund të përdoret dhe për gjokset e femrës.

Shumë besonin se video ishte pa shije dhe e seksualizuar, ndërsa të tjera u surprizuan nga ndryshimi i stilit të shefes së partisë Fatelli d’Italia, që gjatë fushatës përmendte shpesh faktin e të qenit grua e nënë. Por të tjerë pranonin aktin si një mënyrë të shkathët për t’i treguar votuesve se ka sens humori, edhe pse me origjinë nga kultura disi ‘maskiliste’.

Një zëdhënës i Meloni tha për britaniken Guardian tha se loja me pjeprat ishte vetëm një lojë fjalësh në lidhje me mbiemrin ‘Meloni’ ndërsa zhurmat se 45-vjeçarja është “një grua që nuk e ka qejf feminizmin” ishin “pa shije dhe jashtë realitetit”.

Duke lënë mënjanë pjeprat, shkruan me ironi TheGuardian, tërheqja e Meloni për votuesit e saj ishte imazhi i gruas së fortë që drejton një parti në koalicion me burra të fuqishëm si – Matteo Salvini, liderii Lega-s League dhe Silvio Berlusconi, tre herë ish-kryeministër që drejton Forza Italia.

“Jo vetëm që do të kemi gruan e parë kryeministre por kemi një numër të madh grash që janë zgjedhur në parlament,” tha këshilltarja e Fratelli d’Italia për kryeqytetin Lavinia Mennuni, e cila mundi në zgjedhje Emma Bonino të të majtëve PD, që ka kërkuar legalizimin e abortit në Itali prej dekadash.

“Nuk është çështja nëse Meloni është grua apo jo – ajo është thjesht një lidere e mirë, e vendosur, mjaft më duke i dhënë çdo gjëje etiketa feministe ose ndryshe.”

FOTO GALERI
1/3
Meloni kishte gjetur një mënyrë origjinale për të shkelur rregullat e heshtjes elektorale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA