Festivali makabër rikthehet me thika e shufra të ngulura në faqet e të devotshmëve vegjetarianë në Tailandë (fotot)

29/09/2022 15:33

Shpata, thika e dorëza çadrash shiheshin sot mes të tjerave, të ngulura në fytyrën e entuziastëve të festivalit taoist vegjetarian në Tailandë, që u rikthye bujshëm pas nje ndërprerjeje fatkeqe dyvjeçare.

Celebrimet e festivalit nëntë-ditor zhvillohen çdo vit për të nderuar ato që vendasit quajnë “Nëntë Zotët Perandorë”.

Pjesëmarrësit shmangin çdo ushqim që vjen nga kafshët dhe dedikojnë trupin e tyre për hyjnitë që do t’i mbajnë ata larg të keqes e do t’ju sjellin fat.

Vullnetarët e festivalit që shpohen në faqet e tyre njihen ndryshe si “mediantë” që besohet se krijojnë një lidhje personale me zotat.

Ata aplikojnë paraprakisht për “nderin” dhe hetohen me kujdes para se t’u jepet nderi i përfaqësimit në festival, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Mediantët përgatisin veten e tyre në tempullin vendas me rrahje daullesh dhe djegie temjani, mes të cilave nisin më pas festivitetet në agim.

Besimtarët dalin nga tempulli Jor Soo Gong Naka dhe monitorohen me kujdes teksa objekte të mprehta të zgjedhura prej tyre futen ngadalë me lëkurës së faqeve.

Kur shpimet përfundojnë ata shoqërohen nga mbështetësit për disa kilometra në ecjen drejt një parku bregdetar.

Në kortezhin e tyre disa nga pjesëmarrësit shihen në një gjendje të lartësuar shpirtërore, teksa rrotullojnë sytë, dridhen e kërcejnë, duke shpërndarë bekime për njerëzit që i rrethojnë.

62 vjeçari Teepakorn Kerdkla, teksa priste radhën për shpimet e ndihmësave, tha: “Këtu mund të pastroj mendjen time dhe të përqendrohem në mendimet e mia”.

18 vjeçari spektator Chitsanuphong Tankongkoy, shtonte: “Uruesit duhet të shpohen në fytyrën e tyre për të shprehur mirënjohjen ndaj zotave për të marrë urimet e tyre”.

Tradita folklorike daton prej viteve 1825, kur një trupë operistike kineze u sëmur në rajonin  Phuket, sipas gojëdhanave.

Rikthimi i eventit është një nxitje e mirëpritur turistike pas mbylljeve të dy viteve të fundit.

FOTO GALERI
1/9
Shpata, thika e dorëza çadrash shiheshin sot mes të tjerave, të ngulura në fytyrën e entuziastëve të festivalit taoist vegjetarian në Tailandë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA