Edhe një herë, Rexhep Tajip Erdogan planifikon të ulë presidentin rus Vladimir Putin me këmbë në tokë, por duket misioni i tij nuk është i lehtë.
Kreu i shtetit turk rrëfeu se homologu ukrainas Volodymir Zelensky ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për rajonet e prekura ku u mbajtën referendumet e konsideruara të paligjshme nga perëndimit, dhe që “ta bindim Putinin” të heqë drtë nga planet e tij.
“Do të dëshiroja që të mos i mbanin këto referendum dhe që ne të mund të zgjidhnim këtë problem në rrugë diplomatike”, u shpreh Erdogan. Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin po tenton të marrë kontrollin e territoreve ukrainase përmes referendumeve, duke qenë se diçka të tillë nuk arriti dot ta bënte në fushëbetejë.
Me pretendimin të bashkojë katër rajonet ukrainas Donjeck, Luhansk, Zapozhiria e Kherson me Federatën Ruse”, Kremlini duket se po lëviz shpejt drejt pretendimit të sovranitetit mbi territorin ukrainas. Për të formalizuar këtë lëvizje, Putin, pritet që t’i drejtohet kombit më 30 shtator. Procesi duket se është pothuajse identik me atë që kulmoi me aneksimin rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.
Profesori i shkencave politike, Ivan Preobrazhensky, e quajti këtë një spektakël televiziv të Kremlinit. Është e qartë se asnjë referendum normal nuk po mbahen askund. Është e qartë se askush jashtë Rusisë nuk po i merr seriozisht asnjë nga këto vendime. Edhe brenda Rusisë të gjithë e kuptojnë se kjo është një performancë.
Dhe, nuk është problem që të jepet një spektakël: ata kanë të gjitha burimet dhe mundësitë e nevojshme. Nuk është problem të simulosh votimin, publikimin e rezultateve që ishin të paracaktuara gjatë verës, të pretendosh se banorët e territoreve të pushtuara vullnetarisht duan t’i bashkohen Federatës Ruse, të duartrokasësh fjalimin e Vladimir Putinit dhe t’i japësh atij dhuratë për ditëlindjen, që e ka më 7 tetor”, thotë analisti i pavarur. Pas numërimit të votave të para në qendrat e votimit në Rusi, sipas të dhënave ruse, 97 përqind e zgjedhësve nga territoret e prekura kanë votuar gjoja për bashkimin e rajoneve të tyre me Rusinë. Numërimi në rajonet ukrainase vazhdon.
Top Channel