Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Gjatë një mbledhjeje fondesh të organizuar nga guvernatorët demokratë, presidenti amerikan, Joe Biden përmendi zgjedhjet e 25 shtatorit në fqinjin tonë përtej Adriatikut.
Arsyeja, përse shefi i Shtëpisë së Bardhë solli si shembull fitoren e Giorgia Melonit ishte pikërisht për t’i kërkuar personave të pranishëm që të mos jenë dhe aq optimistë për zgjedhjet e mesit të mandatit të 8 nëntorit, të cilat nuk përjashtohet mundësia që të shohin një hov të republikanëve në të dyja dhomat e Kongresit.
“Sapo patë se çfarë ndodhi në Itali në ato zgjedhje. Po e shihni se çfarë po ndodh në mbarë botën. Arsyeja pse shqetësohem dhe e them këtë, është se nuk mund të jeni optimistë edhe për atë që po ndodh këtu”, citohet të ketë thënë Biden, sipas gazetares së Associated Press Seung, Min Kim, e cila e përshkroi komentin e tij si “një paralajmërim për fatin e demokracisë”.
Zgjedhjet e përgjithshme të Italisë i fitoi partia Fratelli d’Italia e Melonit, e cila ka lidhur aleancë me Legën e Matteo Salvinit dhe partinë konservatore, Forza Italia të Silvio Bersluconit. Ekspertët mendojnë se se popullariteti i madh i FDI-së lidhet më shumë me pakënaqësitë e italianëve sesa me ndonjë rritje të ndjenjave neofashiste në vend.
Udhëheqësit e partive të krahut të djathtë të Evropës, përshëndetën fitoren e zonjës Meloni dhe ngritjen e shpejtë të partisë së saj, duke e parë si një mesazh historik për Brukselin. Një pjesë e italianëve sakaq zgjodhën të mos votojnë pjesërisht në shenjë proteste për shkak të zhgënjimit nga marrëveshjet e fshehta, falë të cilave që nga zgjedhjet e mëparshme, u formuan tre qeveri.
Top Channel