Video/ Izraeli vendos mitraloz të komanduar në distancë në postbllokun e Bregut Perëndimor (fotot)

28/09/2022 18:29

Ushtria izraelite shihej dje të kishte vendosur një automatik rrotullues të komanduar në distancë në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor, duke thënë se do të përdoret për “shpërndarjen e turmave”.

Arma me pamje futuristike është instaluar në një postbllok në rrugën Shuhada, një vendndodhje e shpeshtë protestash të palestinezëve në qytet, shkruan e përditshmja izraelite Haaretz.

Sistemi që është aktualisht duke u testuar, mund të lëshojë granata shurdhuese, gaz lotsjellës, plumba me majë gome, dhe mund të komandohet nga operatori në distancë.


“Kjo është pjesë e përmirësimeve të ushtrisë për përdorimin e masave të aprovuara për shpërndarjen e turmave”, tha një ushtarak për gazetën izraelite, teksa shtonte: “Kjo nuk përjashton mundësinë e përdorimit të plumbave të zjarrit.

Arma është vendosur në një zonë të populluar dendur, që do të thotë se “çdo dështim i teknologjisë mund të ketë pasoja te shumë njerëz,” tha për gazetën Issa Amro, aktiviste e të drejtave të njeriut në Hebron.

“Kjo është pjesë e tranzicionit nga kontrolli njerëzor te ai teknologjik. Ne palestinezët jemi objekt eksperimentimi dhe trajnimesh për teknologjinë ushtarake të Izraelit, e cila nuk i jep llogari askujt për atë që bën,” shtonte Amro.

Në një numër incidentesh, plumbat e gomës kanë shkaktuar gjymtime të përhershme te palestinezët, megjithse konsiderohen ai “jo-fatale”.

FOTO GALERI
1/3
Arma është vendosur në një zonë të populluar dendur, që do të thotë se “çdo dështim i teknologjisë mund të ketë pasoja te shumë njerëz

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA