Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare aktori amerikan Robert Cormier, ndërsa ende nuk dihet shkaku.

Mediat e huaja raportojnë se lajmi është konfirmuar nga motra e tij e cila tha se ai ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që kishte marrë nga një rrëzim, por pa dhënë detaje të tjera.

Siç deklaruan njerëzit e tij, aktori kishte pasion për të ndihmuar të tjerët dhe gjithmonë përpiqej të arrinte më shumë nga ana profesionale. Ai shijonte netët e filmave me familjen e tij dhe e admironte shumë të atin. Ai ndikoi te shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tij, qoftë familja apo shokët e skuadrës dhe miqtë.

Rikujtojmë, se Comier u shfaq në “Heartland” në sezonin e 15-të, ndërsa më herët ka luajtur në “Heartland”, në sserialin “Slasher” në Netflix, ka marrë pjesë në “Designated Survivor”, “Ransom” dhe “American Gods”, si dhe shumë role të tjera televizive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA