SHBA rrëzon dronin iranian në Irak që kërcënonte forcat amerikane (fotot)

28/09/2022 21:37

Ushtria amerikane njoftoi mbrëmjen e të martës (28.9.2022) se ka rrëzuar një dron ushtarak iranian që e konsideronte si rrezik për forcat e saj.

Ata thanë se “mjeti ajror pa ekuipazh” fluturonte në drejtim të Erbil, Irak, çka komanda amerikane atje (CENTCOM) “dënonte” si një “sulm të paprovokuar”.

Ata shtonin se nuk kishte personal të vrarë ose plagosur gjatë sulmit.

CENTCOM njoftonte: “Komanda qendrore amerikane në Irak njofton se Garda revolucionare e Iranit nisi një sulm të paprovokuar në rajonin Erbil në Irak, i cili dëmtonte stabilitetin e arritur me shumë përpjekje në rajon”.

“Prandaj rreth orës lokale 14.10 forcat tona rrëzuan dronin iranian Mojer-6 që fluturonte në drejtim të Erbil dhe duhej se kërcënonte forcat e CENTCOM në zonë.”

“Personeli i CENTCOM vepron në Irak me ftesë të qeverisë vendase duke këshilluar, stërvitur e aftësuar forcat partnere kundër ISIS”.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se do të vijë të godasë grupet terroriste në rajon, duke përfshirë në të dhe njësitë e ushtrisë së SHBA në Irak.

Ata thonin në një deklaratë: “Operacionet do të vijojnë me të gjithë vendosmërinë derisa kërcënimet të sprapsen në mënyrë efektive dhe grupet terroriste të çmontohen”.

FOTO GALERI
2/3
Flota iraniane e droneve eshte bere objekt intresi dhe nga Rusia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA