Norvegjia do të vendosë ushtrinë pranë instalimeve të gazit pas rrjedhjes së Nord Stream

28/09/2022 16:44

Ushtria do të vendoset pranë instalimeve të naftës dhe gazit të Norvegjisë pas sabotimit të dyshuar të tubacioneve të gazit në ujërat suedeze dhe daneze.

Kjo e fundit u konfirmua nga kryeministri Jonas Gahr Stoere pasditen e sotme.

Ai tha: “Ushtria do të jetë më e dukshme në instalimet norvegjeze të naftës dhe gazit.”

Stoere shtoi se një sulm ndaj instalimeve norvegjeze në det të hapur duhet “të trajtohet së bashku me aleatët tanë”.

Tashmë Norvegjia ka thënë se “do të rrisë gatishmërinë” rreth instalimeve të naftës dhe gazit – disa muaj më parë, Marina Mbretërore tha se kishte ndjekur nëndetëset ruse ndërsa ato udhëtonin në jug nga Arktiku përgjatë vijës bregdetare norvegjeze.

Policia norvegjeze ka përforcuar sigurinë rreth instalimeve të naftës dhe gazit të vendit pas rrjedhjeve, të vërejtura për herë të parë të hënën.

Kjo është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë Kombëtare, por nuk ka dhënë detaje të masave të marra. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA