Ata janë padyshim çifti më i famshëm dhe më jetëgjatë në botën e showbiz-it. E kemi fjalën për dyshen e njohur Victoria dhe David Beckham të cilët janë bashkë që nga viti 1999.
Ndërkaq, së fundmi fansat e çiftit janë të shqetësuar dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh. Victoria ka postuar në Instagram një video duke u grimuar, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është se ajo ka fshirë tatuazhin me inicialet e bashkëshortit. Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes së tyre, ku përveç inicialeve kishte edhe frazën:
Së bashku përgjithmonë, përjetësisht.
Kujtojmë që çifti u takua për herë të parë në 1997 dhe u martuan në 1999. Ata janë bekuar me katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Rikujtojmë, se Victoria Beckham mungoi në funelarin e mbretëreshës Elizabeth teksa burri i saj David kaloi orë të tëra në radhë për t’i bërë nderimet e tij monarkes së ndjerë. Ish-kapiteni i Anglisë iu bashkua mijërave që prisnin të shihnin monarken e ndjerë në Westminster Hall në Londër.
Ndërkaq, së fundmi David Beckham foli për zakonet e bezdisshme që ai dhe Victoria nuk i pëlqejnë njëri-tjetrit. Ish-futbollisti u bashkua me shokun e vjetër dhe shokun e skuadrës Gary Neville për një bisedë. Gjatë një pyetje të fansave në The Overlap, ylli i futbollit u pyet për zakonet e bezdisshme që ai ka që Victoria nuk mund t’i durojë.
Top Channel