Ndikimet ruse në financimin e partive politike, Mediu takim me ambasadoren Kim

28/09/2022 17:10

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.

Ambasadorja amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet ruse në financimin e partive politike.

Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.

Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës.

Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe z Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.

Top Channel