57-vjeçari Ilirian Xhani nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia e rëndë, në pothuajse 70 % të trupit.
Viktima është me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë, 57-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë.
Por nuk ka mundur dot të arrijë në Tiranë pasi ka humbur jetën gjatë rrugës. Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij është dërguar përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko – ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte i
Ilirjan Xhani.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel