Londër/ Vranë shqiptarin në shtëpi bari, dy anglezë shpallen fajtorë (Foto)

28/09/2022 16:38

Dy anglezë janë shpallur fajtorë për vdekjen e të riut shqiptar Renato Geci që punonte në një godinë që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike.

Shaddai Smith dhe Jason Sebran rezultojnë si autorë të një vrasjeje tjetër dhe për vjedhje. Ata u lanë në paraburgim përpara dënimit në gjykatë, pas konfirmimit të një date.

Detajet e ngjarjes:

Autorët kishin qenë pjesë të një bande, që kishte shënjestruar një pronë në Granville Avenue, Hounslow, të cilën e dinin se po përdorej për të kultivuar bimë kanabisi.

Smith dhe Sebran planifikuan të hynin në adresë dhe të vidhnin bimët e kanabisit në orët e para të 22 marsit 2021, por kishin menduar se prona ishte e pabanuar.

Megjithatë, plani i tyre u prish kur gjetën shqiptarin Renato Geci dhe një burrë tjetër brenda pronës.

Pas arrestimit autorët kanë deklaruar se nuk kanë pasur ndërmend t’i lëndonin, por në provat e mbledhura treguan se të ata ishin të përgatitur të përdornin dhunë vdekjeprurëse nëse do tu duhej.

Në orët e para të së hënës së 22 marsit 2021 Smith dhe Sebran, në shoqërinë e të paktën pesë të tjerëve, mbërritën Granville Avenue.

Në automjetet që kishin përdorur autorët kanë marrë shkallët për tu ngjitur në pjesën e poshtme të çatisë dhe më pas në një dritare të banjos.

Sebrani, i cili kishte një kaçavidë me vete, hapi një pjesë të dritares dhe dyshja u futën brenda.

Renato dhe personi tjetër kanë qenë duke fjetur brenda pronës dhe pasi dëgjuan zhurmat janë ngjitur lart.

Pas përballjes me autorët ata kanë zbritur sërish në dhomën e gjumit, ndërsa Smith dhe Sebran kanë tentuar të hyjnë me me forcë.

Vetëm në pak kohë ka ndodhur konflikti ku shqiptari u godit me thikë në gjoks, një plagë që rezultoi fatale.

Dyshja u larguan nga shtëpia përmes një dritareje të përparme dhe u nisën në makinat që i prisnin jashtë.

Një fqinj që kishte dëgjuar zhurmën ka thirrur policinë, e cila e ka gjetur Renaton pa ndjenja në kuzhinën e shtëpisë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve i riu shqiptar nuk ka arritur të mbijetojë.

Hetimet nisën duke identifikuar mjetet dhe më pas autorët, pasi njëri prej tyre (Smith) kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes brenda shtëpisë.

Personi që kishte qenë në një godinë me Renaton ka treguar versionin e tij të ngjarjes, duke krahasuar më pas tatuazhet e njërit prej autorëve që rezultuan të ngjashme.

Deklarata e detektivit Garth Hall nga Specialist Crime South, i cili drejtoi hetimin: “Pretendimet e Smith dhe Sebran se ata besonin se shtëpia në të cilën po hynin ishte bosh dhe se qëllimi i tyre ishte vetëm të vidhnin bimë kanabisi, janë hedhur poshtë nga juria. Të dy burrat patën mundësi të mjaftueshme për të lënë pronën kur gjetën Renaton dhe një burrë tjetër brenda, megjithatë ata ishin të shtyrë nga lakmia dhe fitimi që panë se mund të bënin nga vjedhja e bimëve të kanabisit. Ata vendosën të sulmonin Renaton, duke përdorur forcë vdekjeprurëse ndërsa e mposhtën atë duke i shkaktuar lëndime të shumta. Falë një hetimi të detajuar dhe gjithëpërfshirës nga detektivët, të dy autorët u identifikuan dhe u arrestuan. Pesha e provave kundër tyre e la jurinë në pak dyshime për fajin e tyre.

FOTO GALERI
1/3
Shqiptari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA