Elton John thotë se të rrije me Michael Jackson ishte ‘trazuese’ (fotot)

28/09/2022 18:00

Elton John ka thënë se fundmi se sipas eksperiencës së tij, i ndjeri Michael Jackson ishte janë person ‘trazues e shqetësues’ me të cilin nuk mund të qëndroje gjatë.

Superstar-i 75 vjeçar, homoseksual, britanik tregon zbulimet e tij në një libër kujtimesh të titulluar ‘Me’, ku kujton bashkëveprimet që ka pasur me “Mbretin e pop-it”, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare.

Elton përshkruante Jackson, si ‘i sëmurë mendor’ dhe një ‘person trazues me të cilin të kaloje kohën’.

Shumë fansa te Jackson kanë hedhur dyshime mbi komentet e Elton duek i quajtur njollosje e qellimshme.

Këngëtari thotë se e kishte njohur Jackson që kur ishin fëmijë, por shton se asokohe ishte një person tjetër.

“E kam njohur Michael që kur ishte 13 apo 14 vjeç,” shkruan Elton. “Ishte një fëmijë i adhurueshëm, por në vitet në vijim ai nisi ta izolonte vetën nga bota dhe nga realiteti, pak a shumë siç bëri dhe Elvis Presley.”

Këngëtari zbulon më tej se beson se ndryshimi në karakterin e Jackson mund të vinte nga qetësuesit që i jepeshin prej doktorëve, që ishin rrjedhimisht dhe arsyeja e vdekjes së tij.

Ish-doktori i Jackson është dënuar pwr vrasje të qëllimshme.

“Nuk e them këtë në terma të lehtë, ai ishte vërtet i sëmurë mendor, ishte një person trazues nëse kaloje kohë me të”.

Fjalët e Elton për Jackson vijnë pas një dokumentari të kontestuar në 2019 ku bëheshin akuza abuzimesh seksuale ndaj këngëtarit, që në shumicën e rasteve kanë rezultuar të trilluara.

Elton nuk i përmendte drejtpërdrejt ato, por i referohej tërthorazi duke thënë se Jackson preferonte më shumë shoqërinë e fëmijëve sesa të të rriturve.

Elton shkruante në kujtimet e tij gjithashtu për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta II ku pranonte kritikat e publikut për kreun e perandorisë britanike.

“E di që imazhi publik i mbretëreshës nuk ishte për shumë festa të zhurmshme, por privatisht ajo ishte zbavitëse”.

Këngëtari shton se Princesha Diana ishte Princesha e Popullit pasi ishte bekuar në një ‘stil të thjeshtë shoqëror, duke bërë këdo të ndjehej mirë në shoqërinë e saj’.

FOTO GALERI
1/3
Elton me Jackson ne 1978

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA