15 vjeçarja vdes në betejën me armë mes të atit dhe policisë në SHBA (fotot)

28/09/2022 16:01

Një vajzë adoleshente dhe babai i saj në arrati janë vrarë nga policia në SHBA pas një beteje makabre me armë dhe ndjekjes me makinë.

Babai 45 vjeçar Anthony John Graziano, i cili ishte në arrati pas vrasjes së bashkëshortes Tracy Martinez, në Fontana, Kaliforni, u shpall në kërkim të hënën pas raportimeve te vrasjes dhe se kishte marrë peng të bijën 15-vjeçare Savannah.

Por gjatë përplasjes adoleshtja e veshur me veshje taktike paraushtarake, kishte vrapuar drejt oficerëve të policisë së San Bernardino të cilët e kishin qëlluar për vdekje.

Autoritetet thanë se nuk e kishin kuptuar se ishte një vajzë adoleshente pasi mbante një helmetë në kokë dhe jelek të stilit ushtarak.

Policia tha se ishte duke qëlluar kundër Anthony, kur vajza kishte nisur te vraponte drejt tyre teksa ishte bllokuar në mes të zjarrit.

Vajza ishte qëlluar dhe ra përtokë, ndërsa sherifja e San Bernardino, Shannon Dicus tha se besonte se dhe adoleshentja kishte qëlluar disa herë, në atë që përkufizohej si një rast “shumë kompleks”.

Ajo tha: “Ka sinjalizime se pasagjerja e mjetit ishte përfshirë në shkëmbimin e zjarrit me policinë. Ka informacione se pasagjerja ka qëlluar ndaj policëve por kjo mbetet ende për të konfirmuar”.

Autoritetet konfirmonin se Savannah u dërgua me nxitim në spital por u shpall e vdekur, pasi dhe babai i saj u vra në përballjen me armë në autostradë.

Anthony ishte në mes të divorcit kur qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij të hënën. Ai më pas besohet se kishte marrë të bijën me makinën Nissan Frontier dhe policia nisi kërkimin duke dhënë ndaj tij ‘alarm të verdhë’, që do të thotë se i kërkuari është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Policia me mjete të veçanta kishte arritur të ndalonte makinën e të dyshuarit, i cili nisi të qëllonte ndaj oficerëve nga dritarja e mjetit.

Një oficer u plagos gjatë përplasjes, ndërsa hetimet vijojnë për qartësimin e plotë të rrethanave.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA