Pas ndarjes nga Pique, Spanja urdhëron këngëtaren kolumbiane Shakira të dalë në gjyq për evazion fiskal (fotot)

27/09/2022 15:53

Një gjyqtar në Spanjë ka urdhëruar që këngëtarja e famshme Shakira të dalë në gjyq me akuza evazioni fiskal në rreth €14.5 milionë.

45-vjeçarja që është ndarë me futbollistin spanjoll të Barcelonës Gerard Pique në fillim të këtij viti, ishte paralajmëruar më parë se mund të dënohej me burg nëse shpallej fajtore për akuzat e ngritura.

Por sot u zbulua se gjykatësi i rrethit të Esplugues de Llobregat pranë Barcelonës ka dhënë urdhrin formal që këngëtarja duhet të dalë në gjyq për çështjen, në një zhvillim që disa vendi vendase quanin të ekzagjeruar dhe të qëllimshëm.

Vendimi vjen nëna e dy fëmijëve besohet se ka refuzuar një marrëveshje jashtë gjykate me autoritetet pas akuzave të evazionit fiskal në vitet 2012 e 2014, dhe pasi ka paguar tashmë një shumë dëmshpërblimi ndaj autoriteteve taksore spanjolle që sipas mediave arrin në rreth €3 milionë.

Data për gjyqin ende nuk është caktuar por besohet se do të caktohet në muajt në vijim.

Shakira – emri i plotë i të cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll – akuzohet për shmangje të detyrimeve taksore në disa periudha që pretendonte se jetonte jashtë Spanjës, në kohën kur kishte nisur lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Pique në 2011 kur dhe u vendos në Barcelonë.

Artistja raportohet se më parë ka qenë rezidente në Bahamas, dhe është regjistruar si rezidente e plotë në Spanjë vetëm në vitin 2015.

Shakira i mohon akuzat.

Përfaqësuesit e saj thonë se “ajo beson te pafajësia e saj dhe ka zgjedhur ta lërë cështjen në dorë të ligjit”.

Këngëtarja njoftoi ndarjen e saj me Gerard Pique në fillim të vitit pas rreth 11 vitesh së bashku pas raportimeve në media se futbollisti e kishte tradhtuar kolumbianen.

E dashura e tij e re është një 23-vjeçare e quajtur Clara Chia, që mediat e cilësojnë si një “kopje e Shakiras”.

Këngëtarja theu heshtjen e saj në një intervistë me rrjetin Elle duke thënë se “muzika ishte terapia e saj, në momentet më të errëta”.

E pyetur sesi po e përballon tashmë ndarjen nga Pique, me të cilin është njohur në vitin 2010, ajo tha: “Mendoj se disa detaje janë private për të bërë publike por në këtë moment gjithçka është e re dhe e egër. Unë do të them se vendosja gjithçka te marrëdhënia e familja ime.’

FOTO GALERI
4/6
Këngëtarja njoftoi ndarjen e saj me në fillim të vitit pas rreth 11 vitesh së bashku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA