Gruaja e përlotur e Shinzo Abe mban hirin e tij në shërbimin funeral të kryeministrit më popullor të Japonisë (foto-galeri)

27/09/2022 15:19

Japonia i dha sot lamtumirën kryeministrit që shërbeu më gjatë në vend Shinzo Abe, tre muaj pasi u vra papritur në një miting elektoral në Tokio.

E veja e tij Akie Abe, kryesonte ceremoninë duke mbajtur enën me hirin e tij drejt arenës sportive Nippon Budokan ku u mbajt ceremonia, teksa fshinte lotët gjatë shërbesës.

Në procesion kishte emra të njohur të politikës botërore si britanikja Theresa May, zv. presidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri australian Anthony Albanese dhe kolegu indian Narendra Modi.

Mijëra qytetarë japonezë kishin dalë në rrugë për të dhënë lutjet e tyre për Abe , kryeministri i parë që merr një funeral shtetëror në 55 vjet.

Megjithë disa kundërshtimeve në media për kostot e funeralit shtetëror qindra njerëz të veshur me të zeza kishin ardhur të bënin respektet e tyre për njeriun që akreditohet për rindërtimin e vendit për tërmetit të frikshëm të vitit 2011, dhe rikthimin e tij si një lojrat në skenën botërore.

Ushtarë në uniforma të bardhë morën më tej hirin e Abe për ta vendosur në pedestalin e bardhë të dekoruar me lule.

Kryeministri aktual japonez Kishida, në eulogjinë e tij 12-minutëshe vlerësonte Abe si një politikan vizionar, promovues i konceptit të “Paqësorit të lirë e të hapur” për politikat rajonale.

Trupi i Abe u kremua në korrik në një funeral privat në një tempull në Tokio disa ditë pas vrasjes së pashpjeguar gjatë një fjalimi fushate në qytetin perëndimor të Nara.

Vrasësi i akuzuar i Abe ka deklaruar në polici se kreu aktin prej lidhjeve të tij me një kishë vendase në të cilën “nëna e tij kishte dhuruar të gjitha kursimet”.

FOTO GALERI
2/15
Gruaja e përlotur e Shinzo Abe mban hirin e tij në shërbimin funeral

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA