Video/ Momenti kur autorët i vënë flakën furgonit në Korçë dhe largohen me shpejtësi
26/09/2022 11:17
Ky është momenti kur autorët lyejnë me lëndë djegëse dhe i vënë flakën furgonit në Korçë, në orën 02:44 të mëngjesit të sotëm.
Sikurse duket edhe në video, autorët i vënë flakën mjetit në pronësi të Renato Torollarit, i cili e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.
Pasi kryen zjarrvënien, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia nuk ka asnjë gjurmë rreth tyre.
Para policisë, Torollari ka deklaruar që nuk ka konflikte me askënd, por dyshohet se zjarrvënia mund të jetë për shkak të konkurrencës.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel