Një mjet tip furgon është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.

Mjeti i cili ishte parkuar në afërsi të banesës u dogj rreth orës 03:00.

Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë në mjetin e Renato Torollarit është i qëllimshëm, por ende nuk dihen autorët apo rrethanat.

Para policisë, Torollari ka deklaruar që nuk ka konfklikte me askënd.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA