SHBA njofton 457.5 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën

26/09/2022 15:44

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi këtë të hënë se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 457.5 milionë dollarë shtesë në ndihmë civile për sigurinë në Ukrainë.

Kjo paketë do të shërbejë për të rritur përpjekjet e agjencive ukrainase të zbatimit të ligjit për të përmirësuar kapacitetin e tyre.

“Kjo paketë është “për të rritur përpjekjet e agjencive ukrainase të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale për të përmirësuar kapacitetin e tyre operacional dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa ato vazhdojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e popullit ukrainas, lirisë së tij dhe demokracisë së tyre nga lufta brutale e agresionit të Kremlinit”, thuhet në deklaratë, sipas CNN.

Përveç kësaj, Blinken deklaroi se ndihma mund të kontribuojë në mbështetjen amerikane për dokumentimin dhe hetimin veprave të kryera gjatë luftës.

“Ndihma mund të kontribuojë për përpjekjet e qeverisë ukrainase për të dokumentuar, hetuar dhe ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga forcat ruse, duke u mbështetur në marrëdhëniet tona të gjata me agjencitë e drejtësisë penale ukrainase, përfshirë atë ukrainase. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe njësia e NPU për krimet e luftës”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA