Reshje shumë intensive shiu priten këtë të hënë dhe të martën në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për përmbytje në disa qytete.

“Sot pasdite dhe nesër priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet”, njofton IGJEO.

Pritet të rriten ndjeshëm prurjet në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Shkumbin pritet një rritje e prurjeve.

Këtë të hënë, në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa në qytete mund të ketë përmbytje. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

Temperaturat gjatë të martës do të variojnë nga 12 gradë Celsius në 25 gradë Celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA