Numër rekord hyrjesh në Finlandë, mijëra rusë ikin nga vendi i tyre

26/09/2022 15:58
Vehicles queue to cross the border from Russia to Finland at the Nuijamaa border checkpoint in Lappeenranta, Finland, on September 22, 2022. - Finnish border authorities said on September 22, 2022 that they had seen an increase in traffic from Russia following Putin's announcement, but stressed that the influx was still at relatively low levels. Russian President Putin's decision this week to mobilise several hundred thousand reservists has spurred a fresh exodus over the country's borders. - Finland OUT (Photo by Lauri Heino / Lehtikuva / AFP) / Finland OUT (Photo by LAURI HEINO/Lehtikuva/AFP via Getty Images)

Numri i rusëve që hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor me Rusinë të dielën ishte dyfishi i asaj të dielës së mëparshme.

Roja finlandeze kufitare deklaroi se 8,314 rusë hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor finlandez-rus, dyfishi i numrit krahasuar me një javë më parë.

Pas njoftimit të Kremlinit për “mobilizim të pjesshëm”, Rusia pati protesta mbarëkombëtare dhe një eksod të qytetarëve që largoheshin nga vendi.

CNN shkruan se të mërkurën e kaluar, ministri finlandez i mbrojtjes Antti Kaikkonen deklaroi se vendi po monitoronte nga afër situatën.

Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi tokësor që shtrihet për 1,340 kilometra dhe ka disa pika të kalimit kufitar në dispozicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA